Për disa ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 181, datë 21 dhjetor 2018

Më datë 13.12.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 103/2018, përmes së cilit janë kryer disa ndryshime në ligjin “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Për efekt të këtyre ndryshimeve, tashmë parashikohet se do të skualifikohet nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike çdo operator ekonomik që rezulton i dënuar për krime të rënda të tilla si mashtrim, korrupsion, pastrim parash, terrorizëm, falsifikim, etj. Gjithashtu, detyrimi i autoritetit kontraktues për të skualifikuar operatorin ekonomik do të zbatohet edhe kur të dënuar rezultojnë administratorët, drejtuesit apo mbikëqyrësit, aksionerët apo ortakët e operatorit ekonomik, dhe individët që kanë kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.