Për disa ndryshime në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”

Fletorja Zyrtare nr. 4, datë 18 janar2019

Më datë 9.01.2019, me vendimin nr. 2, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të bëjë disa ndryshime në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”. Ndryshimet kanë prekur nenin 42 të rregullores së lartpërmendur, i cili përcakton kufijtë e treguesve të kapitalit rregullator. Konkretisht, kanë ndryshuar vetëm dy prej tre kufijve të treguesve së kapitalit rregullator që duhet të respektohen nga bankat në çdo kohë. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, nivelet e reja të treguesve të kapitalit që bankat duhet të respektojnë janë 6.75% të kapitalit bazë të nivelit të parë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun dhe 9% të kapitalit të nivelit të parë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun.