Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 184, datë 31 dhjetor 2019

Më datë 18.12.2019, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 84/2019, i cili, ndër të tjera, parashikon se të ardhurat e siguruara nga individët e punësuar në më shumë se një punë nuk do të tatohen më veçmas, por si një shumë e vetme. Ligji në fjalë parashikon se këta individë duhet të dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave në të cilën duhet të deklarojnë të gjitha të ardhurat që kanë siguruar nga punësimi në një shumë të vetme, ku do të përcaktohet edhe shuma e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave duhet të dorëzohet pavarësisht se individët e punësuar në më shumë se një punë kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 2 milionë lekë.