Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 73, datë 23 prill 2020

Më datë 23.4.2020, me aktin normativ nr. 19, Këshilli i Ministrave vendosi të bëjë disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632/2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Së pari, sipas këtij akti normativ, përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Dhe së dyti, me këtë akt normativ, në mënyrë përjashtimore, Këshilli i Ministrave vendosi që tatimpaguesit e biznesit të vogël të mos paguajnë këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020.