Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 137, datë 28.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e Task-Forcës për evidentimin e pasurive të paluajtshme shtetërore gjatë bregdetit shqiptar, me qëllim investimin në turizmin bregdetar”

Fletorja Zyrtare nr. 110, datë 29 korrik 2019

Më datë 25.7.2019, me vendimin nr. 541, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e tij të mëparshëm nr. 137/2018. Në vijim të shtesave dhe ndryshimeve, parashikohet se Task-Forca e ngritur për evidentimin e pasurive të paluajtshme shtetërore në bregdetin shqiptar monitoron, mbikëqyr   dhe ndjek në kohë reale të gjitha ndryshimet, përditësimet, regjistrimet, si dhe çdo veprim tjetër të   kryer nga organet shtetërore në lidhje me pasuritë e paluajtshme shtetërore, të cilat ndodhen brenda fashës 1.5 km nga vija bregdetare. Gjithashtu, parashikohet se organet shtetërore të lartpërmendura duhet të vënë në dijeni Task-Forcën për të gjitha zhvillimet dhe ndryshimet që do të ndodhin në statusin juridik të pasurive të paluajtshme shtetërore përgjatë vijës bregdetare.  Dhe së fundmi, është shtyrë deri në datën 31 dhjetor 2019 funksionimi dhe realizimi i detyrave të Task-Forcës.