Për disa shtesa në ligjin nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 181, datë 21 dhjetor 2018

Më datë 13.12.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 102/2018, përmes së cilit janë kryer disa shtesa në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Konkretisht, tashmë parashikohet se do të përjashtohen nga përfitimi i statusit strategjik subjektet investuese që janë ose kanë qënë të dënuar për krime të rënda të tilla si mashtrim, korrupsion, pastrim parash, terrorizëm, falsifikim, etj. Gjithashtu, përjashtimi i subjekteve investuese nga përfitimi i statusit do të zbatohet edhe kur të dënuar rezultojnë administratorët, drejtuesit apo mbikëqyrësit, aksionerët apo ortakët e subjektit investues, dhe individët që kanë kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.