Për disa shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 181, datë 21 dhjetor 2018

Më datë 13.12.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 101/2018, përmes së cilit janë kryer disa shtesa në ligjin “Për turizmin”, të ndryshuar. Për efekt të këtyre shtesave, tashmë parashikohet se do të përjashtohet nga mbështetja dhe lehtësitë që ligji i lartpërmendur ofron për investimet vendase dhe të huaja që zhvillojnë turizmin, çdo investitor/operator menaxhues, çdo administrator, drejtues apo mbikëqyrës, aksionar apo ortak i investitorit/operatorit menaxhues, dhe çdo individ që ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij, që rezulton i dënuar për krime të rënda të tilla si mashtrim, korrupsion, pastrim parash, terrorizëm, falsifikim, etj.