Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Fletorja Zyrtare nr. 88, datë 18 qershor 2018

Më datë 7.6.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë Ligjin nr. 32/2018, i cili përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Ky Fond do të shërbejë për të siguruar dhe shpërndarë mjetet financiare në mbështetje të zhvillimit të diasporës në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj. Pra, nëpërmjet këtij ligji, ligjvënësi shqiptar ka krijuar mekanizmin për të nxitur prirjet filantropike dhe investimet e anëtarëve të diasporës, në përpjekjet për zhvillimin socialekonomik e kulturor në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj.