Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”

Fletorja Zyrtare nr. 74, datë 23 maj 2018

Më datë 16.5.2018, me vendimin nr. 278, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore, që do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

Funksioni i kësaj baze të dhënash është krijimi dhe përditësimi i regjistrit të pasurive kulturore materiale dhe jomateriale. Dhënësit e informacionit lidhur me këtë bazë të dhënash shtetërore janë institucionet e administratës qendrore, institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet që posedojnë dhe administrojnë fonde të pasurive kulturore, organizmat ndërkombëtarë që operojnë brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre edhe trashëgiminë kulturore, qytetari, personat fizikë apo juridikë dhe institucionet e kultit.