Për krijimin e Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave për Llogaritjen e Taksës Vendore të Pasurisë së Paluajtshme “ndërtesë” (Kadastra fiskale)

Fletorja Zyrtare nr. 74, datë 23 maj 2018

Më datë 16.5.2018, me vendimin nr. 273, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave për Llogaritjen e Taksës Vendore mbi Pasurinë e Paluajtshme “ndërtesë”, që do të administrohet në formë elektronike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë. Kjo Drejtori është edhe institucioni përgjegjës për krijimin, mbajtjen, administrimin dhe bërjen të disponueshëm të informacionit që përmban baza e të dhënave.

Ky regjistër do të përmbajë të dhëna në nivel kombëtar vetëm për qëllimin e llogaritjes së taksës së pasurisë së paluajtshme. Këto të dhëna do të përpunohen dhe do të analizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, që është dhe dhënësi i vetëm i informacionit që përmban ky regjistër.