Për krijimin e shoqërisë “ILLYRIAN GUARD” sh.a., dhe për përcaktimin e autoritetit publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të kësaj shoqërie

Fletorja Zyrtare nr. 48, datë 11 prill 2019

Më datë 4.4.2019, me vendimin nr. 177, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë shoqërinë tregtare “Illyrian Guard” sh.a., me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve me pagesë, ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statusin e saj.

Gjithashtu, vendimi parashikon se autoriteti publik i cili do të përfaqësojë shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard” sh.a. është Ministria e Brendshme.

Dhe së fundmi, shoqëria e sipër përmendur do të ofrojë edhe shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet që janë në varësi të saj.