Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Fletorja Zyrtare nr. 102, datë 11 korrik 2018
Më datë 4.7.2018, me vendimin nr. 419, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Operatori do ta ushtrojë veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në fushën e kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimit spitalor, veçanërisht nëpërmjet organizimit të punës për ofrimin e shërbimeve bazë mjekësore por edhe atyre spitalore. Gjithashtu, Operatori do të koordinojë edhe administrimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor parësor, shëndetin publik dhe spitalor.