Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve
Fletorja Zyrtare nr. 105, datë 17 korrik 2018
Më datë 11.7.2018, me vendimin nr. 431, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Kjo Agjenci është e specializuar në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, si dhe në trajtimin e ujërave të ndotura dhe mbetjeve. Vendimi i lartpërmendur i ngarkon Agjencisë detyrën e përkohshme për të zbatuar politikat shtetërore lidhur me sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe mbetjeve, deri në momentin që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve dhe ndërmarrjet e menaxhimit të infrastrukturës së mbetjeve të jenë të afta për të kryer këtë funksion.