Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë
Fletorja Zyrtare nr. 78, datë 29 maj 2018
Më datë 23.5.2018, me vendimin nr. 299, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë si person juridik publik, në varësi të ministrit përgjegjës për financat.
Me anë të krijimit të kësaj Drejtorie do të garantohet një menaxhim efektiv, financiar dhe teknik i projekteve të miratuara sipas marrëveshjeve financiare me Komisionin Evropian, Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë.
Organizimi i brendshëm i kësaj Drejtorie do të miratohet me urdhër të Kyeministrit sipas legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.