Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit
Fletorja Zyrtare nr. 78, datë 29 maj 2018
Më datë 23.5.2018, me vendimin nr. 298, Këshilli i Ministrave vendosi të krijojë Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit si person juridik, publik, në varësi të ministrit përgjegjës për financat.
Misioni i kësaj Drejtorie është sigurimi dhe realizimi i shërbimeve operacionale për qeverisjen e përgjithshme, që garanton paranë e gatshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave.
Organizimi i brendshëm i kësaj Drejtorie do të miratohet me urdhër të Kyeministrit sipas legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.