Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit

Fletorja Zyrtare nr. 112, datë 15 qershor 2020

Më datë 10.6.2020, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ nr. 26/2020, i cili përbën një mekanizëm ligjor rregullues që ka për qëllim sigurimin e mbështetjes së sektorit të turizmit. Ky akt normativ parashikon se operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit do të rimbursojnë klientët për pagesat që ata kanë kryer për pushimet e tyre, por që nuk janë realizuar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Rimbursimi do të bëhet përmes lëshimit të një kuponi që korrespondon me të njëjtin shërbim, i cili i korrespondon shumës totale të paguar ose rezervuar nga klienti. Ky kupon do të mund të përdoret nga klientët brenda qershorit të vitit 2021. Në rast se operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit nuk mund ta realizojnë shërbimin, ata duhet t’i rimbursojnë klientit shumën totale të paguar prej tij.