Për miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”

Fletorja Zyrtare nr. 107, datë 20 korrik 2018

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 55, datë 16.7.2018, ka miratuar disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”. Ndryshimet e parashikuara në këtë vendim i hapin rrugë aksesit në sistemin qendror të rregjistrimit dhe shlyerjes së titujve. Konkretisht, të drejtën për të hyrë dhe për të lexuar informacion në sistemin e lartpërmendur, vetëm pasi të kenë plotësuar disa kërkesa të përcaktuara në këtë vendim, e kanë institucionet apo organet, të cilat me ligj kanë të drejtë të aksesojnë informacionin mbi investimet në tituj shtetërorë nga ana e personave juridikë apo fizikë direkt nga sistemet që e zotërojnë këtë informacion.