Për miratimin e dokumentit “Politika e mbikëqyrjes së sistemeve të pagesave dhe të shlyerjes”

Fletorja Zyrtare nr. 66, datë 9 maj 2018

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 37, datë 2.5.2018, vendosi të miratojë dokumentin “Politika e mbikëqyrjes së sistemeve të pagesave dhe të shlyerjes”. Ky dokument përbën një nga hapat e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë, me qëllim që përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe veprimtaritë e Bankës lidhur me sistemet e pagesave dhe sistemet e shlyerjes së titujve të bëhen transparente, të qarta dhe të dukshme për subjektet nën mbikëqyrje, por dhe për publikun në përgjithësi.