Për miratimin e kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2020-2022

Fletorja Zyrtare nr. 2, datë 15 janar 2019

Më datë 9.01.2019, me vendimin nr. 4, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë kuadrin makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2020-2022, së bashku me “Treguesit kryesorë makroekonomikë” dhe “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”. Kuadri makroekonomik dhe fiskal projekton pritshmëritë makroekonomike në një periudhë kohore afatmesme, si dhe parashikon nivelin e zërave të agreguar të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Gjithashtu, Kuadri i lartpërmendur përcakton synimet dhe objektivat e qeverisë në lidhje me treguesit kryesorë të politikës fiskale si, balancën e përgjithshme fiskale (deficitin), huamarrjen, borxhin publik, balancën fiskale primare dhe atë korrente.