Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë, në raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera

Fletorja Zyrtare nr. 206, datë 24 nëntor 2020

Më datë 18.11.2020, me vendimin nr. 896, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me anë të së cilës Palët e lartpërmendura bien dakord të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në rritjen e kapaciteteve, si dhe në reagimin në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera kur Pala kërkuese, me kapacitetet që ka, nuk mund të menaxhojë plotësisht pasojat e fatkeqësisë.