Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit
Fletorja Zyrtare nr. 57, datë 24 prill 2019
Më datë 17.4.2019, me vendimin nr. 229, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë marrëveshjen, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentave. Për efekt të kësaj marrëveshje, shtetasit shqiptarë dhe shtetasit kosovarë do të mund të përdorin patentat përkasëse për të drejtuar mjetin respektivisht në Kosovë dhe Shqipëri. Gjithashtu, në bazë të marrëveshjes së lartpërmendur, nëse mbajtësit të patentës i është dhënë e drejta e vendqëndrimit në shtetin e Palës tjetër Kontraktuese, atëherë të dyja Palët Kontraktuese në mënyrë reciproke do të zëvendësojnë apo konvertojnë patentat pa qenë e nevojshme për të kryer provime plotësuese teorike ose praktike të drejtimit të mjetit.