Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunim në turizëm

Fletorja Zyrtare nr. 75, datë 27 maj 2019

Më datë 22.5.2019, me vendimin nr. 348, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë, për bashkëpunim në fushën e turizmit. Pra, nëpërmjet kësaj marrëveshje, Palët do të bashkëpunojnë në drejtim të inkurajimit të udhëtimeve turistike nga vendet e treta, shkëmbimit të ndërsjellë të statistikave dhe informacionit mbi turizmin, formimit dhe aftësimit profesional të personelit në turizëm. Gjithashtu, Palët do të inkurajojnë krijimin e qendrave kombëtare të informacionit turistik në territorin e Palës tjetër dhe do të ndihmojnë në krijimin e kushteve të përshtatshme për organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve etj.