Për miratimin e mbylljes së fazuar të aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bono thesari nëpërmjet Bankës së Shqipërisë

Fletorja Zyrtare nr. 148, datë 10 gusht 2020

Më datë 5.8.2020, me vendimin nr. 49, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbyllë veprimtarinë e ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bono thesari nëpërmjet Bankës së Shqipërisë, duke parashikuar dy faza. Konkretisht, faza e parë përkon me lidhjen e kontratave të reja për pjesëmarrjen e tërthortë të personave fizikë në sistemin AFISaR të cilat do të ndërpriten në datën 1 janar 2021, ndërsa faza e dytë përkon me ndërmjetësimin e investimit në bono thesari nga personat fizikë nëpërmjet Bankës së Shqipërisë, i cili do të ndërpritet në datën 1 janar 2022.