Për miratimin e modelit të tregut të gazit natyror
Fletorja Zyrtare nr. 147, datë 16 tetor 2018
Më datë 9.10.2018, me vendimin nr. 590, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë modelin e tregut të gazit natyror, i cili do të aplikohet në momentin që aktiviteti tregtar në tregun e gazit do të bëhet efektiv. Modeli i lartpërmendur synon të garantojë një strukturë të qëndrueshme të tregut të gazit natyror, si dhe të krijojë kushtet për integrimin e mëtejshëm të sektorit të gazit natyror të Shqipërisë në kuadrin rajonal.