Për miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Mbi minimumin e rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”

Fletorja Zyrtare nr. 41, datë 27 mars 2018

Më datë 15.3.2018, me vendimin nr. 21, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren “Mbi minimumin e rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, miratuar me vendimin e tij të mëparshëm nr. 29, datë 16.5.2012, të ndryshuar.

Konkretisht, në bazë të këtij ndryshimi, përmbajtja e anekseve 1 dhe 2, pjesë përbërëse e rregullores sipas nenit 20 të saj, ndryshon sipas përmbajtjes së anekseve 1 dhe 2, që i bashkëlidhen dhe janë pjesë përbërëse e këtij vendimi.