Për miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”
Fletorja Zyrtare nr. 133, datë 17 shtator 2018
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 63, datë 6.9.2018, ka miratuar një ndryshim në rregulloren “Për funksionimin e sistemit qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve (AFISaR)”. Konkretisht ka ndryshuar shtojca 8 e kësaj rregulloreje, e cila përmban vlerat në lekë të komisioneve që paguhen në sistemin qendror të regjistrimit dhe shlyerjes së titujve shtetërorë.