Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2018-2020

Fletorja Zyrtare nr. 69, datë 16 maj 2018

Më datë 9.5.2018, me vendimin nr. 246, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2018-2020.

Plani Kombëtar për Integrimin 2018-2020 synon përafrimin e plotë të legjislacionit të brendshëm me atë të Bashkimit Evropian. Ky objektiv do të përmbushet duke analizuar legjislacionin e BE-së, duke identifikuar mangësitë apo aktet kontradiktore të legjislacionit shqiptar, duke hartuar dhe rishikuar aktet shqiptare të përafruara, si dhe duke monitoruar zbatimin e legjislacionit të përafruar. Gjithashtu, Plani i lartpërmendur synon që të gjithë sektorët të përmbushin standardet e përcaktuara nga acquis e BE-së.

Plani merr në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike

të anëtarësimit, të përcaktuara nga Këshilli i BE-së në Kopenhagen, në qershor të vitit 1993, si dhe parashikon politikat dhe masat e planifikuara për 2018-2020, të cilat i shërbejnë përshpejtimit të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.