Për miratimin e planit strategjik për reformimin e sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri

Fletorja Zyrtare nr. 179, datë 19 dhjetor 2018

Më datë 12.12.2018, me vendimin nr. 742, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë planin strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri. Ky plan strategjik përmban një sërë masash reformuese të sektorit të energjisë elektrike në mënyrë që të krijohet një treg i organizuar sipas modelit të Bashkimit Evropian, i cili bazohet në formimin e çmimit të lirë përmes konkurrencës dhe udhëhiqet nga parimet e të qenit transparent, jodiskriminues dhe i qëndrueshëm në një periudhë të gjatë. Këto masa reformuese, që do të realizohen nga autoritetet shqiptare dhe subjektet kyçe të sektorit elektroenergjetik brenda vitit 2020, do të përfshijnë, përveç të tjerave, ndarjen e OSHEE-së, furnizuesit të vetëm e universal të Shqipërisë, dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, krijimin e një shoqërie shqiptare të shkëmbimit të energjisë, si dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues me shumicë.