Për miratimin e rregullores “Për funksionimin e Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë, si dhe kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në të”
Fletorja Zyrtare nr. 219, datë 16 dhjetor 2020
Më datë 2.12.2020, me vendimin nr. 72, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë një rregullore që ka për objekt si përcaktimin e mënyrës së funksionimit të Regjistrit të Kredive të Bankës së Shqipërisë, ashtu edhe përcaktimin e llojit të të dhënave që përpunohen në këtë regjistër dhe formatin e raportimit të tyre. Gjithashtu, rregullorja e lartpërmendur përcakton kushtet dhe procedurat për njohjen, përdorimin dhe rishikimin e të dhënave që administrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë, si edhe tarifat për përdorimin e këtyre të dhënave.