Për miratimin e rregullores “Për krijimin, licencimin, mbikëqyrjen, funksionimin dhe përfundimin e veprimtarisë së bankës urë”

Fletorja Zyrtare nr. 204, datë 20 nëntor 2020

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 62, datë 4.11.2020, vendosi të miratojë një rregullore e cila ka si objekt përcaktimin e kushteve të krijimit, licencimit, mbikëqyrjes, funksionimit dhe përfundimit të veprimtarisë së bankës urë, si instrument i ndërhyrjes së jashtëzakonshme duke qenë se banka urë krijohet për të siguruar vazhdimësinë e funksioneve kritike të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme.