Për miratimin e rregullores “Për operacionalizimin e instrumentit të rikapitalizimit nga brenda dhe rasteve përjashtimore”

Fletorja Zyrtare nr. 181, datë 14 tetor 2020

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 57, datë 7.10.2020, vendosi të miratojë rregulloren për operacionalizimin e instrumentit të rikapitalizimit nga brenda dhe rasteve përjashtimore, e cila synon të përcaktojë kushtet që Banka e Shqipërisë merr në konsideratë në ushtrimin e kompetencës së zhvlerësimit dhe konvertimit të detyrimeve dhe instrumentit të rikapitalizimit nga brenda, por edhe rastet përjashtimore nga ushtrimi i kompetencës së lartpërmendur.