Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e kushteve kur zbatohen masat e ndërhyrjes së hershme dhe për kushtet dhe mënyrën e kryerjes së administrimit të përkohshëm”
Fletorja Zyrtare nr. 204, datë 20 nëntor 2020
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 61, datë 4.11.2020, vendosi të miratojë një rregullore e cila ka për objekt përcaktimin e kushteve kur zbatohen masat e ndërhyrjes së hershme nga Banka e Shqipërisë dhe i kushteve dhe mënyrës së kryerjes së administrimit të përkohshëm.