Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e kushteve për dhënien e miratimit paraprak për marrëveshjen e mbështetjes financiare brenda grupit bankar”

Fletorja Zyrtare nr. 21, datë 19 shkurt 2020

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 6, datë 5.02.2020, vendosi të miratojë rregulloren për përcaktimin e kushteve kur mund të ofrohet mbështetje financiare brenda grupit bankar, që është pjesë e mbikëqyrjes së konsoliduar të Bankës së Shqipërisë. Dhe gjithashtu ky vendim parashikon dhe dokumentacionin e kërkuar për marrjen e miratimit paraprak nga Banka e Shqipërisë, miratim i domosdoshëm për të ofruar mbështetje financiare brenda grupit bankar në formën e një kredie, garancie ose si kombinim i tyre, për një ose disa banka apo subjekte të grupit bankar, me qëllim ruajtjen apo rivendosjen e gjendjes së qëndrueshme financiare të bankës, subjektit dhe të grupit bankar në tërësi.