Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e nivelit të ushtrimit të kompetencave në Bankën e Shqipërisë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”

Fletorja Zyrtare nr. 52, datë 17 prill 2019

Më datë 3.4.2019, me vendimin nr. 33, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të ushtrimit të kompetencave në Bankën e Shqipërisë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Rregullorja e lartpërmendur përcakton kompetencat dhe detyrat që duhet të ushtrojnë organet e brendshme të Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesve të njësive organizative të saj, konkretisht kompetencat e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të administratorit përgjegjës për mbikëqyrjen, të administratorit përgjegjës për ndërhyrjen e jashtëzakonshme, të drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes dhe të drejtorit të Departamentit për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme, në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka të Bankës së Shqipërisë”.