Për miratimin e Rregullores “Për planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme”
Fletorja Zyrtare nr. 55, datë 19 prill 2018
Më datë 4.4.2018, me vendimin nr. 31, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë rregulloren “Për planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme”.
Kjo rregullore përcakton përmbajtjen e planeve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, procedurat për hartimin e planeve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe procesin për vlerësimin e aftësisë për ndërhyrje të jashtëzakonshme. Gjithashtu, vlen të përmendim se subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat dhe degët e bankave të huaja, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.