Për miratimin e rregullores “Për raportin neto të financimit të qëndrueshëm të bankave”
Fletorja Zyrtare nr. 217, datë 14 dhjetor 2020
Më datë 2.12.2020, me vendimin nr. 70, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë rregulloren “Për raportin neto të financimit të qëndrueshëm të bankave”, e cila ka për objekt përcaktimin e kritereve dhe rregullave për llogaritjen e raportit neto të financimit të qëndrueshëm të bankave, por edhe të nivelit minimal të raportit neto të financimit të qëndrueshëm.