Për miratimin e rregullores “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”
Fletorja Zyrtare nr. 84, datë 11 qershor 2019
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 41, datë 5.6.2019, vendosi të miratojë rregulloren “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, e cila ka si objekt përcaktimin e mënyrës së zbatimit të secilës prej shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kombinimit të tyre.