Për miratimin e rregullores “Vlerësimi për qëllimet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme”
Fletorja Zyrtare nr. 84, datë 11 qershor 2019
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 44, datë 5.6.2019, vendosi të miratojë rregulloren “Vlerësimi për qëllimet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme”. Rregullorja e lartpërmendur përcakton kriteret, kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së vlerësuesit të pavarur për qëllime të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe mënyrën e kryerjes së vlerësimit. Gjithashtu, rregullorja përcakton metodologjinë e vlerësimit të diferencës në mënyrën e trajtimit, për të përcaktuar nëse aksionarët dhe kreditorët do të ishin në një pozitë më të favorshme në rast se do të kishte filluar procedura e likuidimit të detyruar në vend të procedurës së ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe metodologjinë lidhur me përcaktimin e vlerës së detyrimeve që rrjedhin nga produktet derivative.