Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror

Fletorja Zyrtare nr. 34, datë 13 mars 2018

 

Më datë 7.3.2018, me vendimin nr. 135, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë statutin e Shërbimit Social Shtetëror.

Së pari, ky vendim parashikon se Shërbimi Social Shtetëror është institucion buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për çështjet e ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore, me seli në Tiranë. Shërbimi Social Shtetëror ka si mision zbatimin e politikave të ministrisë përgjegjëse për çështjet e ndihmës ekonomike, të aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Së dyti, vendimi përmban një sërë rregullash lidhur me përgjegjësitë dhe funksionet e Shërbimit Social Shtetëror, si dhe rregulla lidhur me stemën dhe vulën zyrtare.

Së fundi, vendimi përmban edhe dispozita transitore dhe të fundit, ku vlen të përmendim shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të Këshillit të Ministrave nr. 542, datë 27.7.2005, “Për miratimin e statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar.