Për miratimin e tarifave të përdorimit të informacionit që mbahet në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë

Fletorja Zyrtare nr. 21, datë 19 shkurt 2020

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 8, datë 5.02.2020, vendosi miratimin e tarifave për përdorimin e informacionit që mbahet në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim parashikon se tarifa e pagueshme nga individët që duan të përdorin informacionin e gjeneruar nga Regjistri i Kredive është 0 (zero) Lekë, duke eliminuar kështu tarifën e mëparshme prej 500 Lekë. Ndërsa lidhur me përdorimin e sistemit të Regjistrit të Kredive nga ana e bankave dhe institucioneve të tjera financiare, ky vendim ka rritur tarifat me 50%.