Për miratimin e tarifës së biletave të Teatrit Kombëtar

Fletorja Zyrtare nr. 174, datë 10 dhjetor 2018 

Më datë 5.12.2018, me vendimin nr. 721, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë tarifat e biletave për Teatrin Kombëtar. Konkretisht, çmimi i biletave për ditët e javës, pra nga e hëna në të enjte, do të jetë 300 lekë, ndërsa për ditët e fundjavës, pra nga e premtja në të diel, do të jetë 500 lekë.