Për miratimin e udhëzimit “Për stress test-et e bankave”

Fletorja Zyrtare nr. 129, datë 19 shtator 2019

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 60, datë 4.9.2019, vendosi të miratojë një udhëzim i cili përcakton kërkesat dhe metodologjitë  mbi kryerjen e stress test-eve nga bankat dhe degët e bankave të huaja të cilat ushtrojnë veprimtari bankare dhe/ose financiare në Republikën e Shqipërisë, si pjesë e procesit të administrimit të rrezikut.