Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 230, datë 28 dhjetor 2020

Më datë 3 dhjetor 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 142/2020, i cili kryen një ndryshim në ligjin nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimi në fjalë, zgjat afatin përfundimtar për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese, vendase apo të huaja, të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, deri më datë 31 dhjetor 2021. Pra, në saje të këtij ndryshimi, subjektet e lartpërmendura do të mund të përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ligji për investimet strategjike edhe për një vit tjetër.