Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”
Fletorja Zyrtare nr. 152, datë 25 tetor 2018
Më datë 4.10.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 67/2018, përmes të cilit është kryer një ndryshim në ligjin nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimi në fjalë shtyn afatin përfundimtar të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e vecantë”, nga 31 dhjetori 2018 deri më 31 dhjetor 2019. Konkretisht, zgjatja e këtij afati u mundëson të gjithë investitorëve vendas dhe të huaj që janë të interesuar për zhvillimin dhe realizimin e një investimi në sektorë strategjikë të përfitojnë nga procedurat lehtësuese dhe favorizuese që ofron ligji në fjalë edhe për një vit tjetër.