Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 181, datë 21 dhjetor 2018

Më datë 13.12.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 100/2018, përmes së cilit është kryer një ndryshim në ligjin “Për investimet e huaja”, të ndryshuar. Ndryshimi i lartpërmendur zgjat afatin e mbrojtjes së posaçme që shteti shqiptar i ofron investitorëve të huaj në rastin e konflikteve gjyqësore civile me palë të treta, mbrojtje që realizohet përmes zëvendësimit me të drejta të plota të investitorit të huaj nga ana e shtetit shqiptar në ato gjykime civile me palë të treta që pengojnë realizimin e investimit të huaj dhe ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, deri më 31 dhjetor 2019.