Për një ndryshim në Ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 52, datë 25 mars 2020

Më datë 26.03.2020, me aktin normativ nr. 10, Këshilli i Ministrave vendosi të kryejë një ndryshim në Ligjin nr. 8438/1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Nisur nga situata e krijuar nga pandemia, akti normativ i lartpërmendur u vjen në ndihmë tatimpaguesve për shlyerjen e detyrimeve të tyre tatimore. Konkretisht, akti shtyn afatin e deklarimit dhe dorëzimit të bilancit kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo të dhëne tjetër sipas përcaktimeve të udhëzimeve të ministrit përgjegjës për financat nga data 31 mars 2020 në datën 31 korrik 2020. Gjithashtu, akti normativ shtyn edhe afatin e pagesës/pagesave të kësteve tremujore të tatimit mbi fitimin për subjektet që kanë realizuar qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.