Për një ndryshim në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 142, datë 22 tetor 2019
Më datë 9.10.2019, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 69/2019, përmes të cilit është kryer një ndryshim në ligjin nr. 9695/2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar. Ndryshimi në fjalë shton një kriter të ri të emërimit të kryetarit të Komitetit Shqiptar të Birësimit, duke parashikuar se ky i fundit duhet të ketë përfunduar studimet në shkencat humane, shkencat juridike ose shkencat sociale, me nivelin e diplomës “master shkencor”.