Për një ndryshim në vendimin nr. 608, datë 29.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit të personave të dalë të papunë, si pasojë e pandemisë Covid-19”
Fletorja Zyrtare nr. 164, datë 14 shtator 2020
Më datë 10.9.2020, me vendimin nr. 699, Këshilli i Ministrave vendosi të bëjë një ndryshim në vendimin e tij të mëparshëm nr. 608/2020. Konkretisht, në bazë të këtij ndryshimi, tashmë parashikohet se punëkërkuesit e papunë, që kanë dalë të papunë si pasojë e pandemisë Covid-19, me të drejtë përfitimi për programet e punësimit katërmujor dhe tetëmujor, të parashikuara në vendimin nr. 608/2020, janë ata të cilët janë evidentuar si të tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe regjistrohen në zyrën e punësimit. Ndërsa, punëkërkuesit me të drejtë përfitimi për programin e punësimit dymbëdhjetëmujor janë ata të cilët deklarojnë që kanë qenë të punësuar dhe regjistrohen në zyrën e punësimit, por nuk evidentohen si të tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.