Për një shtesë në Ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar
Fletorja Zyrtare nr. 79, datë 30 maj 2018
Më datë 10.5.2018, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 24/2018, me anë të së cilit nenit 5 të ligjit nr. 7514/1991 i shtohet një paragraf.
Konkretisht, tashmë parashikohet se për ish të dënuarit politikë, koha e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë do të njihet, për efekt pensioni, si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha do të njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Ndërsa paga do të llogaritet sa paga e punës në minierë në nëntokë, sipas legjislacionit përkatës.
Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme, pas konfirmimit nga Ministria e Drejtësisë.