Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Fletorja Zyrtare nr. 105, datë 4 qershor 2020

Më datë 21.05.2020, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 65/2020, përmes të cilit kryhet një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Konkretisht, nisur nga rëndësia e sportit, si dhe kontributit që kanë dhënë sportistët ndër vite, tashmë parashikohet se të drejtën për të përfituar pensione të posaçme nga shteti e kanë edhe personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e sportit.